E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 29 minuta më parë
Bota

Festë për “fundin e skllavërisë” në SHBA

Fundi i skllavërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë do të jetë një festë shtetërore.

Presidenti Joe Biden nënshkroi ligjin qe lejon festimet zyrtare më 19 qershor.

 

Në këtë datë të vitit 1865, afrikano-amerikanët e fundit të skllavëruar në Teksas, u njoftuan se janë të lirë.

Reklamë

 

Kjo ka ndodhur dy muaj pas përfundimit të luftës civile në SHBA.

 

“Kjo është një ditë me peshë të madhe për të kujtuar njollën morale dhe dëmin e tmerrshëm që skllavëria i ka bërë vendit”- u shpreh presidenti Biden, duke shtuar se të gjithë amerikanët mund të ndjejnë fuqinë e kësaj dite dhe të mësojnë nga historia.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë