E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Festë në shesh/ Rama: Fitorja më e bukur për PS, një përqafim të madh të gjithëve

Socialistët u mblodhën në shesh për të festuar fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Kryeministri Edi Rama, që mbërriti në vendtakim përdore me bashkëshorten Linda Rama, e cilësoi këtë fitoren më të bukur të PS.

 

Reklamë

Ai falënderoi dhe uroi të gjithë mbështetësit e PS.

 

“Kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukura. Megjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme, të atyre që kanë zgjedhur 12, por kanë gabuar me shenjën e preferencës, ne e kemi thyer rekordin tonë. Urime, urime, urime me gjithë shpirt dhe një përqafim të madh të gjithëve ju këtu dhe kudo. Jam krenar si asnjëherë për ju, për çdo vajzë e djal, grua dhe burr që është angazhuar si patronazhist, koordinator, drejtues në këtë fushatë spektakolare. Kampione në fuqi, kampione përsëri. Jam krenar për shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që me urtësi, vendosmëri dhe votën e tyre kaluan një provë të madhe karakteri në këtë moment kaq sfidues për Shqipërinë. Fitoi karakteri ynë, si një forcë e pathyeshme edhe përballë fatkeqësive natyrore, fitoi bindja se ky vend bëhet. Gëzuar fitoren sepse është e gjitha juaja.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë