Subscribe

Ngjyrat e pranverës kanë mbërritur në Concord. Një program festiv, për fëmijët, por edhe shumë mundësi argëtimi për të rriturit janë alternativat që mbërrijnë në qendrën tregtare përgjatë gjithë Ditës së Verës. Fëmijët kanë mbërritur herët në mëngjes, me ide të qarta, ata duan të argëtohen. Disa e nisin festën me një pikturë në fytyrë për t’i ngjarë sa më shumë personazhit të dashur, ndërsa të tjerë kanë nisur që të kërcejnë me ritmet që sjell muzika dhe animacionet.
Për një publik pak më të madh, pasditja do të sjellë klubin e librit, tashmë një qoshkë që është kthyer në traditë për çdo festë në Concord. E sikur të mos mjaftonte që pranvera vjen me thirrjet, buzëqeshjen dhe gëzimin e fëmijëve, një ekspozitë e re në mbështetje të të rinjve që merren me art, stilim e arkitekturë është hapur në galerinë AK. Pranvera që vjen përmes këtyre instalacioneve e pikturave do të qëndrojë në Concord edhe një ditë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *