Subscribe

Një festë pritet të zhvillohet këtë mbrëmje në “Ferma VIP”. Të ndarë në çifte, fermerët do të mundet të shijojnë tinguj muzikorë, në një festë me motive “country”.

“Pas 30 ditëshit tuaj në FERMA VIP, Agai ka vendosur që të organizojë një FERMA PARTY për të gjithë ju me DJ Adam Reevs nga Radio Play”

Lexo edhe :

Related Posts

Detajet u bënë të ditura përmes një zarfi të bardhë të mbërritur në shtëpi, i cili u lexua nga Renisi. Fermerët duhet të zgjedhin një partner që do i shoqërojë gjatë festës, teksa dy e nga dy do të paraqitet në plevicë për të konfirmuar çiftin e tyre. Përjashtim bën vetëm Rozana, fermerja më e re, e cila nuk do të zgjedhë, por do të zgjidhet nga një nga fermerët.

“Ftesa është çift, ndaj jeni të lutur, që sipas dëshirës tuaj, të zgjidhni një partner/partnere.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj si çift në Plevicë!”, shkruhej në zarfin e lexuar.

Muzika dhe ushqimi i mirë do të shoqërojnë fermerët, teksa mbeten për t’u parë zgjedhjet e tyre.

“Do të ofrohet një menu e pasur dhe shume e shijshme nga Mado Fusion Restaurant. Dekori është kuruar nga Delice Events”, lexoi Renisi.

Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2 janë kanalet e paltformës Tring ku mund të ndiqni 24 orë në shtatë ditë të javës çdo gjë që ndodh brenda rrethimit të Fermës VIP./vizionplus.tv/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *