Subscribe

Gra e vajza marshuan këtë 8 mars në Tiranë për më shumë të drejta, barazi dhe kundër dhunës.

 

“Duam që vajzat të edukohen si të barabarta, të vendosin vetë për veten e tyre, të mos kenë frikë nga sulmet në shkolla, rrugë, punë… Duam që gratë të zënë gjysmën e jetës publike në vend”

 

Në ditën ndërkombëtare të gruas, aktivistë të shoqerisë civile zhvilluan një tubim në formën e një marshimi, nga parku i liqenit, drejt kryeministrisë.

Me pankarta në duar, përfaqesues të organizatave në mbrojtje të grave bënë thirrje për barazi gjinore dhe ndaljen e dhunës dhe diskriminimit.

 

Protestuesit u ndalën përballë kryeministrisë ku u bashkuan edhe të rinjtë  e ‘Organizatës Politike’

 

Por në Shqipëri 8 marsi njihet si festa e nënës dhe, më shumë se sa një ditë proteste, ajo kalohet me këngë e valle. Atmosfera e kësaj dite ndihej në bare e restorante.

 

Ndërkohë në shumë vende perëndimore, 8 marsi shndërrohet gjithmonë në një ditë ku kërkohen me forcë të drejtat e grave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *