E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Festë e çmendur në Argjentinë/ Njerëzit mbushin rrugët e sheshet pas fitores së Kupës së Botës

Duket ende i pabesueshme për Argjentinasit triumfi i së dielës. Ai që tashmë ka fituar gjithçka Leo Messi e çoi kombëtaren në majën e botës.

 

Reklamë

 

Festat nuk kanë të mbaruar, miliona argjentinas kanë mbushur rrugët dhe sheshet veçanërisht në Rosario, vendlindjen e Messit.

 

 

Edhe presidenti Alberto Fernandez iu bashkua festimeve dhe falënderoi kombëtaren për fitoren.

 

 

“Faleminderit lojtarëve dhe stafit teknik. Ata janë një shembull që nuk duhet të heqim dorë kurrë. Kemi njerëz të mrekullueshëm dhe një të ardhme të shkëlqyer”, u shpreh kreu i shtetit.

 

 

Kombëtarja e Argjentinës është nisur mëngjesin e të hënës nga Doha e Katarit për t’u kthyer në atdhe.

 

 

Mesa duket, festa do të vazhdojë gjatë. Lionel Messi dhe shokët e tij do të shëtisin me trofeun e kupës së botës në disa qytete të Argjentinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë