Mesi i gushtit, diell, vapë dhe dëshirë për të harruar këtë periudhë të vështirë. 21 djem në Itali vendosën të humbasin mendjen e të festojnë në një pishinë private.

Por gjashtë ditë më vonë, njëri prej tyre rezultoi pozitiv me koronavirus dhe u shtrua në terapi intensive.

17-vjeçari është intubuar në Poliklinikën e Milanos. Ndërsa miqtë e tjerë të tij po bëjnë tamponin për të kuptuar nëse gjithashtu janë infektuar.

17-vjeçari është nga Albano Sant’Alessandro, një fshat me tetë mijë banorë, jo shumë larg Bergamos.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *