Subscribe

Si asnjëherë ne këto tete vite pavarësi, klasa politike ne Kosove kete 17 shkurt është e ndare. Ndërsa qeveria organizoi ceremoni festive per këtë kremtim, opozita po behet gati te zhvilloje ate qe e cilëson protesta me e madhe qe pas përfundimit te luftes. Tubimi i thirrur nga Lëvizja Vetëvendosja, AAK dhe Nisma nis ne oren 14.00 ne sheshin kryesor te Prishtinës ka nje motiv te qarte, dorëheqjen e qeverise dhe zgjedhjet e parakohshme.

Kjo e mërkurë shënon kulmin e protestave disa mujore te opozitës, qe kundërshton me force dy marrëveshje, ate me Serbine per themelimin e bashkësisë se komunave serbe dhe paktin e kufirit me Malin e Zi. Masat e sigurisë jane përforcuar ne te gjithë kryeqytetin. Ndërkombëtaret ne Prishtine kane shtuar oret e fundit apelet per qetesi dhe shmangien nga aktet e dhunës, qe sipas tyre do ta izolonte Kosovën dhe do ta kthente ate pas.

Protesta e opozitës mbahet ne nje situate te tensionuar, pas arrestimeve nje dite me pare te 8 aktivisteve te lëvizjes Vetëvendosje, mes te cilëve është edhe kryetari i grupit parlamentar te saj Glauk Konjufca. Po keshtu ndaj 4 deputeteve te opozitës te akuzuar per akte dhune ne kuvend, jane lëshuar urdhearreste pasi nuk jane paraqitur ne gjykate. Te gjitha këto lëvizje sipas forcave opozitare jane përpjekje per frenimin e protestës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *