E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Festë bardheblu, Tirana nxjerr Partizanin nga gara për titull

Tirana fitoi me gola e spektakel derbin e kryeqytetit duke u rikonfirmuar nje pretendente e madhe për titullin kampion. Nje sukses 5 me 1 në stadiumin e ri kombëtar që çoi në ekstaze mijëra tifozë bardheblu.

 

Reklamë

Pavarësisht golit të shpejte dhe spektakolar të të kuqve me anë të Cordeiro, Tirana përmbysi gjithcka me dy penallti të realizuara nga Batha.

 

Madje në 11-metërshin e parë, gjyqtari Xhaja nxori me të kuq edhe Bitrin e Partizanit. Nje episod që ndryshoi ndeshjen. Pavaraësisht përpjekjeve, Partizani e vuajti të qenit me 10 lojtarë.

 

Ne pjesë  e dytë të kuqtë kapitulluan. Filimisht autogoli i Idrizajt në minutën e 62 dhe pastaj në fund festa e Mucit. Talenti shënoi dy gola në 82 dhe 91 duke shperthyer festen ne stadium. Tani presioni eshte i gjithi tek Kukesi qe ka 5 pike me pak ndërsa Partizani i ka larë duart thuajse me titullin.

 

Atmosfera që krijuan ne derbi rreth 20 mije tifoze ishte e mrekullueshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë