E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Festat shqiptare në Uashington

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Shqiptare me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit. Ai vuri ne dukje rolin e Shqipërisë ne sfidat globale.

 

 “Edhe pse një vend i vogël, Shqipëria qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Historia jonë e veçantë e tolerancës fetare është një aset special të cilin e kemi vendosur në shërbim të parandalimit të këtyre fenomeneve dhe kërcënimeve globale”.

 

Reklamë

Ndërsa zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brajan Ji, përcolli urimet për shqiptaret në emër të qeverisë dhe popullit amerikan.

 

“Kjo është sigurisht një ditë për t’u festuar. 105 vjet Pavarësi, por edhe një çerek shekulli bashkëpunim i suksesshëm dhe i frytshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, një miqësi dinamike dhe çdo ditë më e përforcuar mes SHBA dhe Shqipërisë.”

 

Këtë vit pritja u zhvillua në Librarinë e Kongresit Amerikan, ku me mbështetjen e ministrisë së jashtme dhe në bashkëpunim me Arkivin Qendror të Shtetit, u ekspozuan online Kodikët e Purpurt të Beratit, të cilët janë tashmë pjesë e Librarisë Botërore Dixhitale.

Më shumë video

Reklamë