Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 July 2026
Vizion fokus

Donald Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe...

Miratohet projektligji, SHBA afrohet drejt heqjes së ndryshimit të...

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen...

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi...

Dita e 45-të e protestës në Tiranë, tubim para...

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari: Ja skema...

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama: Nuk ka...

“PS e PD janë bashkë për sistemin zgjedhor”, Tafani:...

Festat e fundvitit, Veliaj shërben drekën për njerëzit në nevojë: Tirana një qytet solidar, të ndihmomë më shumë njëri-tjetrin

15 Dhjetor 16:25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe përfaqësues të Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare (VUSH) zgjodhën Qendrën Komunitare Shkozë për të shërbyer një drekë për njerëzit në nevojë, frekuentues të kësaj qendre.

 

 

Veliaj tha se Tirana e ka treguar gjithmonë se është një qytet solidar dhe u vjen në ndihmë çdokujt që është në nevojë.

 

 

“Gjatë periudhës së festave do të jemi në të gjitha qendrat tona sociale, së bashku me drejtuesit e komuniteteve të besimit, për të treguar se kur vjen puna për të ndihmuar njerëzit në nevojë, për të qenë më solidarë me njëri-tjetrin, ne jemi gjithmonë bashkë. Patjetër, ne krenohemi që jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe i Sportit, por ajo do të doja që Tirana të jetë edhe qyteti me më shumë solidaritet, ku njerëzit bëjnë për njëri-tjetrin, ku njerëzit e ndihmojnë njëri-tjetrin”, tha ai.

 

 

Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve, dhe veçanërisht të rinjve, që të japin kontributin e tyre për të qenë pranë atyre që janë në vështirësi.

 

 

 

“Ne mund të kemi inflacion lufte dhe rritje çmimesh, si kjo që po kalojmë sot, por s’mund të kemi ‘inflacion marrëdhëniesh njerëzore’. Ne duhet t’i përkushtohemi njëri-tjetrit duke i thënë një fjalë të mirë, apo me një paketë ushqimore. Kryetari i bashkisë e di ku ndodhen qendrat sociale, di edhe kush është me ndihmë ekonomike, por nuk njeh këdo në çdo pallat dhe rrugë, ama secili prej banorëve, e di kush është njeriu në nevojë në komunitetin e tij. Ndaj, sikur secili të japë një orë, të shërbejë një vakt, të ndihmojë një person në komunitetin e tij, Tirana jonë do të jetë jo vetëm qyteti më i madh dhe më i bukur, por do jetë edhe qyteti më i mire. Kjo është më e rëndësishmja”, deklaroi Veliaj.

 

 

Ai u shpreh se kjo periudhë festash është një mundësi për të ofruar mbështetje. Veliaj theksoi se gjithmonë e më shumë kemi nevojë, të ndërtojmë struktura të forta në shoqëri.

 

 

 

“Festat duan shumë dashuri. Është shumë e rëndësishme që të ndihmojmë njëri-tjetrin, t’i gjendemi njëri-tjetrit. Ne sot kemi kaluar shumë sfida, kaluam tërmetin, por unë besoj se shkatërrimi më i madh që po i ndodh shoqërisë sonë është kur ne humbasim marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Është vetëm vendim mes nesh që të rrimë me njëri-tjetrin, të ndërtojmë struktura të forta dhe t’i bëjmë ballë jo vetëm tërmeteve fizike, por edhe tërmeteve të shoqërisë”, tha ai.

 

 

 

Prej shtatë vitesh, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë mbështetjes së shtresave në nevojë, duke ofruar jo vetëm një vakt të ngrohtë në mensat e saj sociale të hapura në të gjithë qytetin, por duke ofruar edhe programe të ndryshme sociale.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
dreke Festat e fundvitit njerezit ne nevoje Veliaj

Nga e njëjta kategori

Braho: Pastrimi i parave, prioritet. Kreu i SPAK flet edhe për krimin zgjedhor, s’mund të arrestojmë pa prova

më shumë...

Tre të rinj dhunojnë dhe grabisin të moshuarin në Himarë, arrestohen pas tre ditësh

më shumë...

Vrau Martin Canin, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

më shumë...

Amnistia penale, asnjë i dënuar nuk lirohet nga burgu i Burrelit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:51

Donald Trump kërcënon Iranin: Do të godasim...

1:02

Braho: Pastrimi i parave, prioritet. Kreu i...

12:56

Tre të rinj dhunojnë dhe grabisin të...

12:37

Vrau Martin Canin, Gjykata e Apelit lë...

12:27

Amnistia penale, asnjë i dënuar nuk lirohet...

12:22

Sula nga Dibra i tërheq “veshin” AKU-së,...

11:37

Kreu i SPAK para deputetëve: Askush nuk...

11:30

Kapet peshku gof 27 kilogramë në ujërat...

10:54

Mërkuri retrograd! Deri më 23 korrik, këto...

10:45

Zbulohen 5 ambiente për kultivim të bimëve...

10:18

“Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnistia...

10:07

Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi...

9:49

Vodhi 500 mijë euro në shtëpinë e...

9:33

Miratohet projektligji, SHBA afrohet drejt heqjes së...

9:22

Ambasada Gjermane në Tiranë përshëndet mbylljen e...

8:41

Nis zbatimi i amnistisë penale, 60 të...

8:30

Vapë përvëluese, kujdes orët e pikut, sa...

8:06

“Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund”, parashikimi...

11:06

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën...

10:48

Aksident tragjik në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas...

Më të klikuarat

  • “Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnisti...
  • Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona (EMRAT)
  • Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, ligj...
  • E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun, tem...
  • Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.