Subscribe

Asnjë qytetar nuk do të lejohet të festojë festat e fundvitit nw sheshe, bare e restorante, pas përcaktimit tw orën sw re policore që nis kwtw tw enjte.

Policia bëri publike masat e reja, duke nwnvizuar se është shtuar numri i efektivëve dhe se të gjitha njësitë janw tashmw në gadishmëri të plotë.

 

GJOVALIN LOKA

POLICIA E SHTETIT

 

Nisur nga situata e krijuar për shkak të COVID-19, duke filluar nga mbrëmja e ditës së sotme deri më datë 04.01.2021, orari i lëvizjes së këmbësorëve, automjeteve, si dhe mbajtja hapur e lokaleve që ofrojnë shërbime për qytetarët do të ndalohet nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Policia e Shtetit e ka vlerësuar si të domosdoshme marrjen e disa masave shtesë, si dhe kalimin e të gjithë strukturave të Policisë në gatishmëri “Shërbim të përforcuar”.

 

Loka shtoi se policia po mbikqyr edhe situatën për fishekzjarret dhe lëndët piroteknike në tregjet e vendit.

 

GJOVALIN LOKA

POLICIA E SHTETIT

 

Në këtë kuadër po intensifikohen kontrollet për verifikimin e kushteve të prodhimit, magazinimit, tregtimit dhe përdorimit nga subjektet e licencuara të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrët.

 

Pas datës 4 janar, pritet të Komiteti Teknik të zyrtarizojë masat e reja sa i takon lëvizjeve të qytetarëve për shkak të COVID-19.

 

Me poshte te gjitha masat e policise:

 

 Rritja e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve duke rritur prezencën policore në të gjithë territorin;

 

 Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre personave që kthehen për të festuar festat;

 

 Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave, me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit;

 

Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore nacionale, qytetase dhe ndërqytetëse;

 

 Krijimi i lehtësirave ligjore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar në rast se do ketë fluks në hyrje duke shtuar burimet njerëzore dhe infrastrukturën, si dhe aplikimin e kontrolleve të lehtësuara kufitare.

 

 Shtimin e kontrollit të automjeteve në bazë të analizave të riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme;

 

Shtimi i kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligjzbatuese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *