Subscribe

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë me dije se ora policore do të vijojë të mbetet e njejta përveç natës së ndëerrimit të viteve.

 

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacoll bëri me dije se ora policore nuk ka lidhje me organizmin e aktiviteteve, por me lëvizshëmrinë e njerërzve.

 

“Niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për të përballuar situatën. Mbeten në fuqi masat që janë. Por përhapja e Omicron në botë, bën të domosdoshëm respektimin e përgjegjshëm të masave. Të gjithë studiuesit po bëjnë thirrje për përshpejtim të procesit të vaksinimit, sepse po bëhet e qartë se infektohen më tepër të pa vaksinuarit dhe humbjet e jetës janë te të pa vaksinuarit. Sidomos kjo bëhet e ndjeshme në kushtet e pranisë së variantit Omicron.

Vaksinimi s’është zgjedhje personale, por përgjegjësi kolektive. Jemi në fundvit, vjet patëm raste të rritura për shkak të mosrepspektimit të masave. Të respektohen standardet këtë vit e të përdoret maska. Ora policore vijon të mbetet e njëjtë, përjashtim të natës së ndërrimit të viteve”, tha Rakacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *