Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e radhës  në portin e Vlorës.

 

Informacionet bëjnë me dije se këtë të martë në portin e Vlorës kanë hyrë rreth 800 pasagjerë, të cilët janë kthyer në vendlindje për të kaluar festat e fundvitit.

 

Për shkak të detit me dallgë, emigrantët shprehen se kanë qëndruar rreth 10 orë në det. Policia kufitare ka marrë masa për të parandaluar vonesat në kontrollin e dokumentacionit.

 

Për të përballuar punën janë hapur 10 sportele, nga 4 që funksionojnë çdo ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *