E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në Kapshticë

Me afrimin e festës së Krishtlindjes janë shtuar hyrjet e daljet e udhëtarëve në doganën e Kapshticës.

 

Burime zyrtare të policisë së kufirit bënë me dije se për datën 22 dhjetor janë regjistruar në hyrje nga Greqia për në Shqipëri 6896 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ndërsa në dalje për në vendin fqinj 2793 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 

Reklamë

Për të përballuar këtë fluks në rritje të udhëtarëve, nga pala shqiptare po punohet me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

 

Ndërkohë pala greke punon me nga dy sportele si në hyrje edhe në dalje, por nuk ka krijuar vonesa në kryerjen e procedurave të kalimit të kufirit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë