Presidenti Meta i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij Macron me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

Kreu i shtetit ne letrën e tij shpreh bindjen se bashkëpunimit mes Francës dhe Shqipërisë do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen.


Marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve tanë kanë krijuar një bazë solide miqësie e partneriteti për të ardhmen.Jam i bindur se, falë vullnetit dhe përpjekjeve të përbashkëta, bashkëpunimi ndërmjet Francës dhe Shqipërisë do të forcohet edhe më shumë në të gjitha fushat.Përfitoj nga rasti të shpreh gjithashtu mirënjohjen e thellë për ndihmën e madhe që Ju dhe Franca po i jepni Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Presidenti Meta e falenderoi Macron edhe për mbështetjen në proceset integruese.

Mbështetja Juaj dhe e një vendi mik si Franca, si dhe metodologjia e re e zgjerimit, janë inkurajim dhe motivimi i duhur për ne për të vijuar me vendosmëri përmbushjen e reformave që do të mundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit.Duke shprehur dhe një herë urimet më të mira për Ju, për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Francës, si dhe dëshirën time për t’Ju mirëpritur në Shqipëri në një kohë të përshtatshme, ju lutem Zoti President, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *