Subscribe

Festa e verës është kthyer tashmë në një traditë për qytetin e Pogradecit. Çdo familje e cila kultivon vreshtari, e ka të pamundur të mos merret me prodhimin e verës dhe të rakisë.Ky është Petraq Cici, mjek i njohur në këtë qytet. Ai na tregon se ka më shumë se 50 vite që nxjerr verë për familjen e tij.

 

 

“Çdo familje pogradecare ka një but, kjo është e padiskutueshme. Pastaj i shkëmbejmë verërat me njëri-tjetrin kush ka verërat më të mira, bëjmë karshillëqe me njëri tjetrin. Kam 50 e ca vite qe prodhoj verë vetëm për familjen time, për miq e për shokë.”

 

Arkitektja pogradecare, Diana Mile, për të ruajtur traditën ka një shtëpi për miqtë, aty ku të gjithë mblidhen e shijojnë pijen.

 

DIANA MILE

“Ka qenë një traditë shumë e veçantë, kjo fillonte që në periudhën e vjeshtës, pa u bërë mirë. Pa u bërë mirë vera për ta provuar atë verën budallaçkë që thonim ne, bënim atë pelten e mushtit. Pastaj prisnim për të provuar gotën e parë, i numëronim ditët. Periudha më e bukur ka qenë ajo para vitit të ri ku shijonim verën e bërë.”

 

Edhe në një ditë feste si kjo e organizuar nga bashkia e Pogradecit për Sotiraq Mangërin vera për pogradecarët është pasuri shpirtërore.

 

SOTIRAQ MANGËRI

“Kjo festë jo vetëm për traditën, po në fakt është pjesë e jetës për Pogradecin. Sepse çdo familje pogradecare ka pasur verën por edhe butin. Një but për pogradecarët do të thotë jo vetëm shëndet, muhabet, por dhe lumturi brenda shtëpisë.

 

Festa e verës dhe gështenjave në qytetin e Pogradecit edhe këtë vit ka tërhequr turistë të shumtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *