E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Festa e Shën Marisë në Zvërnec, besimtarëve ortodoksë iu bashkohen edhe turistë vendas e të huaj

Festa e Shën Marisë e njohur ndryshe si pashka e verës ka mbledhur në Zvërnec shumë besimtarë ortodoksë, qytetarë si dhe turistë vendas e të huaj për të festuar.

Eventi nisi mbrëmjen e 14 gushtit për të vijuar një ditë më pas me meshën dhe vizitat në manastirin e Zvërnecit.

Reklamë

Por çfarë simbolizon kjo festë? At Jani Tereziu sqaron se është një ditë e veçantë për besimtarët dhe jo vetëm.

“Festa simbolizon rolin e nënës qe Shën Meria e virgjër me sjelljen ne jete te Jesu Krishtit solli shpëtimin mbi njerëzimin. Ishte nena e perëndisë”, thotë Ati.

Reklamë

Besimtarë dhe qytetarë të ndryshëm edhe nga rrethe të tjera  i janë bashkuar kremtimeve. Ndezja e një qiriu dhe falja në kishën e Shën Marisë janë ritualet kryesore të kësaj dite.

Pas peligrinazhit  në kishë, besimtarët dhe qytetarët u lutën për më shumë mirësi ndërsa festuan edhe me të afërmit e tyre./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë