Subscribe

Lakrori me dy petë, i pjekur në saç, është një nga gatimet tradicionale të Korçës. Për të ruajtur traditën e këtij gatimi, Bashkia e Korçës, prej disa vitesh organizon ne fshatin Polenë festën e Lakrorit.

 

Ky fshat, që ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit më të madh në juglindje të vendit, njihet për gatimin e brumërave, në veçanti të lakrorit me dy petë.

 

Në festën e lakrorit, nuk kanë munguar edhe një grup nxënësish të një prej shkollave profesionale, nxënës ashtu siç thotë dhe mësuesja e tyre, ruajnë traditën e këtij gatimi.

 

Në festën e lakrorit, edhe këtë vit nuk kanë munguar krahas banorëve të Korçës, edhe turistë vendas dhe të huaj, të cilët kanë shijuar gatimin tradicional.

 

“Gruaja ime është nga Korça dhe unë pashë një postim në Facebook tek Bashkia e Korçës dhe erdha. Këtu është festë e bukur, njerëzit janë shumë miqësore, dhe kjo është e veçantë për mua. Unë kam provuar lakrorin dhe i preferuari im është lakrori me qepe e domate”, tha një turist.

 

Bashkia e Korçës, me qëllim ruajtjen e kuzhinës tradicionale organizon herë pas here festa dhe panaire kulinarie, përfshirë këtu edhe festen e rakisë së manit të Boboshticës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *