Subscribe

Për të katërtin vit radhazi rikthehet në kryeqytet “Festa e Fërgesës” në mjediset e Kalasë së Tiranës, duke bërë bashkë artizanë dhe restorante tradicionale.

 

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se tek Kalaja e Tiranës është krijuar një eko-sistem ku bëhet art, ku gatuhet, ku mbahet tradita shqiptare dhe ku gëlon jeta nga vendas dhe turistë.

Veliaj dha lajmin e mirë se Kalaja e Tiranës do të zgjerohet, duke i shtuar një tjetër hapësirë.

 

“Muret e Kalasë janë ruajtur në të dyja anët, ka jetë, ka ekonomi, punësohen dhe paguhen njerëz, vijnë turistë. Qyteti ka vlerë kur jetohet, jo kur myket për nostalgji. I kemi dhënë jetë kësaj hapësire, ndaj më vjen mirë që qeveria sapo ka miratuar edhe vendimin për t’u zgjeruar, të kemi edhe hapësirën tjetër të Kalasë, edhe shtëpinë e Libohovitëve, edhe shtëpinë e Sarajeve, për t’u siguruar që çfarë eshte trashëgimi e Tiranës të shijohet sa më shumë nga njerëzit”, nënvizoi Veliaj.

 

Mbështetja e bizneseve të vogla dhe e artizanëve, përmes panaireve dhe eventeve të vazhdueshme, është një nga prioritetet e Bashkisë së Tiranës, duke i dhënë nxitje ekonomisë lokale, por dhe ruajtjes e promovimit të identitetit të kryeqytetit dhe njohjes së tij nga vizitorët e huaj. Ky aktivitet këtë herë mori një rëndësi të veçantë, duke qenë se edhe Tirana tashmë është hapur plotësisht pas përballjes me pandeminë e Covid 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *