Subscribe

Laguna e Karavastasë ka pritur dhjetëra fermerë ne te paren feste te bostanit . Ata kane ekspozuar për turistët produkte si dhe gatime te zonës.

 

Në festë ka marrë pjesë edhe ministri i turizmit Blendi Klosi, i cili tha se një pjesë e madhe e bostanit të prodhuar është eksportuar ne disa vende te botes.

 

“Së bashku me të rinjtë e Smile Albania kemi ardhur këtu me një ftesë të kryetarit të bashkisë Divjakë për të marrë pjesë në një nga festat që ne organizojmë në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë sezonit turistik. Festa është krejtësisht e veçantë, autoktone, është një panair apo një konkurrim i thjeshtë i prodhuesve të bostanit në këtë zonë, si një nga produktet më tradicionale të zonës. Zona ka pasur një shitje rekord të këtij produkti kudo në Shqipëri, por edhe kanë eksportuar në botë. Mbase dhe kjo është e bukura e këtij sezoni që shumë bostan është eksportuar në Suedi dhe shumë suedezë kanë ardhur në Divjakë për të kaluar pushimet.”

 

Festa e bostanit është një nga te shumtat qe kane nisur te zhvillohen në shumë zona të Shqipërisë. Ministria e Turizmit dhe mjedisit synon qe ato të kthehen në traditë për promovimin e produkteve vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *