Ministri libanez i Shëndetësise i këshilloi të gjithë qytetarët që jetojnë në Bejrut, që të largohen një orë e më parë nga ky qytet pasi ajri është tepër I ndotur dhe shumë I rrezikshëm pas dy shpërthimeve katastrofike të një dite më parë.
Hamad Hasan, anëtar i kabinetit qeveritar i tha mediave lokale në Bejrut se material të rrezikshme për shëndetin po qëndrojnë në ajër pas dy shpërthimeve të së martës në portin më të madh të vendit.
Këto material të rrezikshme që qëndrojnë në ajër mund të kenë efekte të gjatë në shëndetin e qytetareve deri me pasojë vdekjen, u shpreh Hamad Hasan.
Kryqi i kuq në Liban bëri të ditur se deri tani llogariten të paktën 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur nga katastrofa që la pas ngjarja e rëndë ditën e martë. Megjithatë autoritetet thanë se bilanci mund të jetë shumë më I rëndë sesa kaq.
Ndonëse fillimisht u fol për një magazinë të depozitimit të fishekzjarreve, kjo pistë ra shumë shpejt pasi në fund të funditg askush nuk mund ta besonte këtë hipoteze nisur nga madhësia e shpërthimeve që I ngjasonin një bombe atomike.
Më vonë u saktësua se kemij të bëjme me shpërthimin e një magazine ku ishin depozituar mbi 2700 tonë nitrat amoni, kimikate që ishin sekuestruar që në vitin 2014 dhe ishin magazinua afër portit.
Një pjesë e Bejrutit është kthyer në një ferr të vërtetë, tre spitale janë shkaterruar plotësisht duke sjell edhe një emergjence të madhe humanitare në mjekimin e të plagosurve.
E gjithë bota është solidarizuar me atë që ka ndodhur në Liban ndërsa shumë shtete kanë bërë gati ndihmat humanitare dhe sidomos mjekësore për këtë vend.