Ferrero po bashkëpunon me autoritetet lokale të Ushqimit mbi një lidhje të mundshme me një numër rastesh të raportuara të salmonelës në vende të tjera jashtë Shqipërisë.

Megjithëse asnjë nga produktet tona Kinder të hedhura në treg nuk ka rezultuar pozitiv për salmonelën dhe nuk kemi marrë asnjë ankesë nga konsumatorët, ne po e marrim këtë çështje me seriozitet të jashtëzakonshëm, pasi kujdesi ndaj konsumatorit është prioriteti ynë kryesor.

Si masë paraprake, ne kemi marrë vendimin për të tërhequr vullnetarisht nga tregu në Shqipëri Kinder Schoko-bons dhe Kinder Surprise Maxi, numrat e mëposhtëm të lotit të prodhuara në Belgjikë.

Të gjitha produktet e tjera Ferrero, përfshirë produktet e tjera Kinder nuk preken nga kjo tërheqje vullnetare.

Ne po punojmë me distributorin tonë për të siguruar që këto produkte të mos jenë më të disponueshme për blerje.

Nëse keni një nga këto produkte, këshillohet të mos e konsumoni.

Ju lutemi mbani produktin dhe kontaktoni ekipin tonë të kujdesit ndaj konsumatorit në
[email protected] .

Ne e marrim me seriozitet të jashtëzakonshëm sigurinë ushqimore dhe na vjen keq për këtë problem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *