Skuderia Ferrari ka dominuar edhe në provat zyrtare të çmimit të madh të Kinës, në ndalesën e trete te kampionatit botëror të formula 1.

 

Piloti gjerman Sebastian Vettel ishte më i shpejti në pistën e Shangait duke dhënë kohen 1 minutë, 31 sekonda e 0.95 të qindtat.

 

Në realitet duhet thënë që kokëkuqja nuk pati rivale në këto kualifikuese madje mund të thuhet se ishte një gare brenda shtëpisë së skuderisë italiane pasi kryesuesi i botërorit u desh të rivalizonte fort me shokun e tij të ekipit Kimi Rajkonen i cili gjithashtu ishte shumë i shpejti në kohet që dha duke qenë vetëm 87 te qindtat prapa Vettel.

 

Për këtë të fundit ky ishte pole position numër 52 në karrierë dhe i dyti radhazi në këtë edicion të formula 1 ndërsa Ferrari mund ti gëzohet faktit që për herë të parë pas 2 vitesh, dy pilote të kësaj skuderie do të nisën të parat në garë.

 

Nga ana tjetër skuderia Mercedez vuajti shumë temperaturat e ulëta të pistës dhe nuk arritën dot të shfrytëzojnë si duhet gomat në Shangai, por të dhënat sa i takojnë motit parashikojnë një rikthim të të nxehtit, kështu që është shpejt që Ferrari të fërkoje duart.

 

Të dy pilotet e skuderisë gjermane Bottas dhe Hamilton xhiruan me gjysme sekondi vonesë dhe do të nisën respektivisht nga vendi i trete dhe i katërt ndërsa menjëherë me pas vijnë dy pilotet e Red Bull, Vershtapen dhe Riccardo.

 

Gara e çmimit të madh te Kinës do të zhvillohet mëngjesin e kësaj të diele në orën 08:10 teksa bënë dy garat e para ne Melburn dhe Bahrein, dominoi Ferrari me dy fitore te Sebastian Vettel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *