Njeri prej personave të raportuar të zhdukur në Greqi gjatë orëve të fundit si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm nga stuhia “Ianos” është shtetas shqiptar.

Bëhet fjalë për një fermer 63 vjecar që jetonte në Mouzaki të rajonit Thesaloni.

Sakaq po në këtë zonë vazhdon të rezultojë e zhdukur edhe një grua 40 vjece që pavarësisht thirrjeve për kujdes nga autoritetetet kishte dalë të lëvizte në rrugë me mjetin e saj.

Shërbimi Zjarrfikës bëri të ditur se qindra telefonate për ndihme kanë mbërritur që nga mbrëmja e ditës së premte dhe janë zhvilluar shumë operacione shtëptimi.

Mes tyre edhe një familje emigrantesh po nga Shqipëria në zonën e Karditsas, konkretisht në fshatin Sofadha.

Parapraisht cikloni mesdhetar që ka goditur perëndimin e Greqisë, Thesaloninë dhe Greqinë Kontinentale ka shkaktuar 2 viktima, fermerin shqiptar dhe një grua në Vasili të Farsalas, ndërsa 3 persona rezultojnë të zhdukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *