Fermerët protestojnë për kullotat në Pogradec, tokat do të jepen për panele fotovoltaike

Një tjetër protestë u zhvillua nga fermerët në Pogradec. Banorë të fshatit Çërravë kundërshtojnë dhënien me qira të disa tokave në këtë zonë, për ndërtimin e paneleve fotovoltaike.
Protestuesit ishin kryesisht blegtorë, të cilët thanë se këto toka janë kullota dhe shfrytëzohen prej tyre për gjënë e gjallë.
Pak kohë më parë ata kanë zhvilluar edhe një seancë dëgjimore në Këshillin Bashkiak të qytetit, ku kanë kundërshtuar këtë projekt. Ata thonë se tokat janë përdorur për bagëtitë, që nga koha e mbretit Zog e deri më sot.
Nuk ka një reagim lidhur me këtë shqetësim të banorëve, por prej disa kohësh njesitë vendore në të gjithë vendin jane duke evidentuar zona të lira që mund të jepen për investime në energji, si në rastin e fshatit Çërravë./vizionplus.tv




