Subscribe

Prej datës 25 shkurt, fermerët po aplikojnë për të përfituar nga skema mbështetëse e Ministrisë së Bujqësisë. Interesi për të përfituar nga fondet deri tani ka qenë shumë i lartë, me rreth 1 mijë aplikime në ditë, ndaj lihet e hapur mundësia për të shtuar fond në vijim, që të plotësohen të gjitha kërkesat.

 

 

ERANDA SELMNANAJ

“Ka qenë një interes shumë i lartë. Në ditën e parë kishim mbi 10 mijë aplikime, nuk ka ndodhur kurrë më parë. Do të bëhet maksimumi që të sigurohet fond edhe më tepër.”

 

Dy janë mënyrat e aplikimit, që është i hapur deri më 25 mars: Ose përmes portalit e-albania, ose në një prej 76 sportelet e shërbimit të ngritura për këtë proces. Për aplikimin në mënyrë elektronike, nevojitet asnjë dokument, por fermerët duhet të plotësojnë disa kritere.

 

ERANDA SELMANAJ

DREJTORE, AZHBR

 

“Për aplikimet për kultivimin e perimeve në sera, pasi shpallen fitues, duhet të dorëzojnë një kopje të dokumentit të pronësisë dhe më pas bëhen verifikime në terren për të mbjellat. Duhet të ketë tufën të matrikulluar, të regjistruar. Duhet të ketë nipin aktiv, si fermer dhe nuk ka kosto shtesë apo pagesë takse. Pagesa e sigurimeve shoqërore për masat e tjetra dhe vetëdeklarimi për tokën bujqësore të përdorur sipas dokumentit të pronësisë.”

 

Për ata që duan të përfitojnë naftën pa taksa, duhet të kenë parasysh që në momentin e aplikimit në portal të dorëzojnë në formën e vetëdeklarimit edhe dokumentin e pronësisë. Ndërsa për mbështetjen për investimet në ferma dhe për sektorin e peshkimit, aplikimi duhet bërë me dosje pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *