Fermerët e fushës së Maliqit kanë protestuar në aksin Korçë – Pogradec. Fermerët dhe grumbulluesit protestojnë për shkak të mollës që ka mbetur stok.

Sipas tyre ata nuk kanë arritur të shesin afro 20 mijë ton mollë nga prodhimi i një viti më parë. Kjo ka ardhur pasi në tregun shqiptar kanë hyrë sasi të mëdha molle nga Serbia dhe Greqia.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas tyre situata është tepër e vështirë pasi një pjesë e mirë e prodhimit ka mbetur pa shitur, për shkak se mollët që vijnë nga importi janë me çmim më të ulët.

Sasitë me të mëdha të mollëve të pashitura janë në fshatrat e bashkive Maliq dhe Korçë ndërkohë që sasi jo të vogla ndodhen dhe në frigoriferët e bashkisë Devoll. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *