Subscribe

Ndotja në nivele të larta e kolektorit të Levanit ka ngritur paraditen e kësaj të enjteje në protestë dhjetëra fermerë të Povelcës e Darëzezës së Fierit.

Ata thonë se shkak i ndotjes janë stallat e bagëtive të një subjekti privat, që ndodhen pranë nga të cilat shkarkohen të gjitha mbetjet organike në ujërat e kolektorit.

Sipas banorëve kjo situatë përsëritet herë pas here dhe është kthyer në shqetësimin më të madh të tyre pasi bagëtitë po u sëmuren, me dhjetëra hektarë tokë me perime po thahet dhe ndërkohë se uji I kontaminuar në kolektor tërhiqet nga hidrovori i Darëzezës dhe ndot edhe bregdetin .

Në prag të sezonit turistik kjo ndotje mund të sjellë largimin e pushuesve.

Në një reagim për protestën, Agjencia Rajonale e Mjedisit thotë se ka vënë në dijeni Agjencinë Kombëtare dhe pas inspektimeve që do të bëhen në terren, nëse do të rezultojë se ndotja vjen si shkak i bizneseve që operojnë në zonë, do të merren masa ndëshkuese./Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *