Video · Sociale
Fermerët e Dimalit thonë se po e hedhin prodhimin e kastravecit në kanal: Rrezikojmë falimentimin!
Fermerët e fshatit Banaj njesia Administrative Poshnje Bashkia Dimal hedhin prodhimet në kanal për shkak të çmimit të ulet nga pikat e shumicës.
Mungesa e tregut dhe çmimi i ulët kanë detyruar fermerët e zonës të flakin në kanal prodhimin e kastravecit. Ata shprehen se çmimi 40 lek për kg nuk justifikon kostot e prodhimit.
Reklamë
Fermeri Klodian Xhelo tha për Vizion Plus se me këtë çmim nuk mbulon dot shpenzimet e bëra.
“Nëse do të vazhdojë i njëjti çmim jemi drejt falimentimit, gjë qe na detyron të largoheni ne emigrim. Nuk do t’ia dije asnje njeri per ne, as pushteti lokal, asgje. ”, shprehet fermeri Klodian Xhelo./vizionplus.tv./
Më shumë video
Reklamë




