E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fermë me kanabis në Angli, burg për dy shqiptarët

Dy shqiptarë janë dënuar me 3 vite burg, pasi akuzohen për rritje dhe kultivim të 1433 rrënjë kanabisi, me vlerë tregu 1 milion stërlina.

 

Sipas mediave angleze, bëhet fjalë për Pluton Kamberin, 23 vjeç dhe Ervis Bashllarin, 31 vjeç. Ata u përfshinë në këtë aktivitet kriminal për të paguar borxhin që kishin marrë (11.000 stërlina secili) për të hyrë ilegalisht në Angli. Gjithashtu policia gjeti gjatë bastisjes së kësaj fabrike 1433 rrënjë kanabis në total, prej të cilave 600 gati për t’u prerë e paketuar për shitje.

 

Reklamë

Ndërkohë dy shqiptarët para Gjykatës së qytetit Hull në veri të Anglisë, kanë pranuar akuzat për kultivimin e lëndës narkotike të klasit B dhe më tej rrëfyen edhe arsyen e ndërmarrjes së këtij aktiviteti kriminal.

 

Gjatë marrjes në pyetje, Ervis Bashllari i tha policisë se ai merrej konkretisht me ujitjen e bimëve të kanabisit dhe supozohej të paguhej 100 stërlina në ditë por prej shumë javësh ai nuk ishte paguar . “Pas arrestimit tim dhe shkatërrimit të bimëve të kanabisit jam i frikësuar për jetën e familjes time në Shqipëri” ka pohuar 31 vjeçari për policinë.

 

Pas kryerjes së dënimit me 3 vite burg, dy shqiptarët do të dëbohen nga Anglia për në Shqipëri.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë