Rigelsa dhe Niki janë dy fermerët  që kanë dalë më pak të votuar nga publike, ndërsa ditën e premte njëri prej tyre do të largohet nga “Ferma VIP”.

Opinionistja Sonila Meço ka thënë për “Vizionin e Pasdites” se Niko është më i rrezikuar, për shkak të strategjisë së heshtur që po ndjek.

Eliminimi i parë është më i çuditshmi. Ai që eliminohet është një zgjedhje rastësore. Ne pamë  që dy mëq pak të votuarit ishin Niko dhe Rigelsa. Rigelsa është përfshirë në debate. Niko, më duhet kohë për ta kuptuar se ka një lloj indiference dhe mos përfshirje.

Në këto lloj formatesh, quhen lojtarë nën radarë. Rigelsës ja njoha dhëmbët. Buçkon e shoh me probleme, sepse është i ndjeshëm dhe nuk e ka statusin e liderit. Dikush duhet të ikë dhe nuk di të them kush është më i dobët. Niko edhe mund të ikë se publiku nuk ka kohë të pres Nikon”, tha Sonila Meço./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *