Niko Komani ka diskutuar me Renisin dhe Florin në verandën e “Ferma VIP” lidhjen e tij me kafshët. Fermeri ka ndarë përjetimin kur dy qenët e tij u larguan nga jeta. Ai shprehet se ka bërë një tatuazh për qenin e parë, por do bëj së shpejti dhe një tjetër për qenin që ka tani në shtëpinë e tij.

“U stresova kur qeni im humbi jetën, por edhe isha përgatit shpirtërisht që para një viti. Rraca e tij jetonin deri në moshën 9 vjeçare, qeni im ishte 11 e gjysmë. 15 ditë më pas më ngordhi qeni tjetër. E çova tek veterineri, analizat ia nisëm në Gjermani për të kuptuar çfarë kishte. Më thanë që kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, ndaj humbën jetën aq afër të dy. Qeni French ishte i vogël, 6 vjeç. E kalova keq dhe mora vendimin t’i futesha palestrës të mos e mbaja mendjen aty. Qenin Hermes e kam bërë tatuazh, e bëra para se të largohej. Dua të bëj dhe qenin e vogël tatuazh”, shprehet Niko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *