Subscribe

Bulizmi kryeson listën e fenomeneve më shqetësuese për nxënësit e arsimit të detyruar. Pas një ankete në 5 qytete, rezulton se 80% e të pyeturve raportojnë ngacmimet nga bashkëmoshatarët si shqetësimin kryesor gjatë kohës që janë në shkollë, por edhe në ambiente të tjera. Ndonëse drejtuesit e shkollave e mohojnë një rezultat të tillë, theksojnë nevojën qe fëmijët te shmangin druajtjen kur diçka nuk shkon në marrëdhëniet e tyre me të tjerët.

 

Por cilët janë faktorët që çojnë drejt këtij fenomeni?

 

Sipas punonjësve sociale prindërit duhet te jene me te vëmendshëm per te kuptuar nëse fëmija i tyre është bere viktimë e bulizmit.

 

Për të luftuar ngacmimet mes adoleshentëve Këshilli i Evropës ne muajin nëntor ka akorduar një fond prej 600 mijë eurosh në adresë të shkollave, që përmes trajnimeve të ndryshme të luftojnë prezencën e bulizmit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *