Subscribe

Një herë e një kohë në teatër luanin vetëm meshkujt. Revolucioni ndodhi gjatë shekullit të 17 në vende të ndryshme të Europës. Drama shekspiriane do të bënte ndryshimin, pasi për herë të parë një femër e maskuar si mashkull do të luante rolin e një vajze. Që atëherë skenat teatrale, do t’ia besonin rolet e femrave vetë atyre. Në Shqipëri ky revolucion nuk ndodhi, pasi modeli i këtij teatri që priste aktorë dhe aktore ishte konfirmuar në të gjithë Europën. Dy shekuj më vonë, arti skenik do të përballej me një tjetër revolucion që vinte nga femrat. Europa përcolli e para një mashkull që vinte në lëkurën e një femre. Shekspiri që më së shumti dramat, tragjeditë, por edhe komeditë i kishte të mbushur me personazhe meshkuj do të ishte autori që do të shfrytëzohej edhe për këtë ndryshim, që padiskutim do të mbërrinte edhe në Tiranë, paçka se me vonesë.
Hamleti nën lëkurën e aktores Luiza Xhuvani, edhe pse një shfaqje eksperimentale, u duartrokit nga publiku. Pikërisht ky i fundit ka kërkuar që shfaqja të ringjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Por, ndryshe nga sa kjo shfaqje e parë u duartrokit, publiku i kryeqytetit ka qenë më skeptik për një Romeo femër. Opera “Kapuletet dhe Montegët” ngjiti në të dielën në skenë mexosopranon Vikena Kamenica në rolin e Romeos që dashuronte Xhuljetën, Eva Golemi. Për më kritikët, të tilla role janë transformuar në shumë skena eruropiane. Të fundit ishin Berlini e Vjena që përcollën Romeon nën lëkurën e një femre. Dhe kjo e gjitha në emër të cilësisë që duhet të ofrojë arti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *