E mërkurë, 23 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Femra vëmendje ja pse duhet të bëni 60 minuta ushtrime fizike

Aktiviteti fizik  ka një rëndësi të madhe në shëndetin e secilit nga ne. Femrat që bëjnë aktivitet fizik për të paktën një orë në ditë kanë më shumë shanse të jetojnë deri në 90 vjet sesa ato që ushtrojnë më pak se 30 minuta.

 

Studime të shumta në lidhje me këtë çështje ose i kanë kombinuar rezultatet e dy gjinive ose janë fokusuar vetëm te meshkujt, në vend se t’i analizonin femrat dhe meshkujt ndaras njëkohësisht.

 

Reklamë

Tani, shkencëtarët holandezë kanë eksploruar se si madhësia e trupit dhe aktiviteti ditor fizik i femrave dhe meshkujve ndikon në jetëgjatësinë e tyre. Për këtë hulumtim, i cili është publikuar në revistën ‘Journal of Epidemiology and community Health’, shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e më shumë se 120,000 meshkujve dhe femrave në vitin 1986.

 

Në bazë të analizave të ndryshme, hulumtuesit kanë zbuluar se femrat që ushtrojnë 30-60 minuta në ditë janë 21% më të prira ta arrijnë moshën 90-vjeçare krahasuar me ato që ushtrojnë më pak se 30 minuta.

 

Në anën tjetër, meshkujt që ushtrojnë 90 minuta në ditë janë 39% më të prirë ta arrijnë moshën 90-vjeçare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë