Fytyra natyrale që dikur ishte treguesi më i mirë i thjeshtësisë duket se kohët e fundit nuk ka më atë interes. Përkudrazi, makiazhi, edhe nëse është i lehtë e bën fytyrën më tërheqëse.

 

Sipas një studimi më të fundit është vënë re se efektet e fytyrës së kuruar dhe asaj natyrale të 27 grave nga 35-50 vjeç, fotot e të cilave iu dhanë 35 meshkujve dhe 35 femrave për të dhënë mendimin e tyre.

 

Fytyrat e femrave ishin fotografuar fillimisht pa makiazh, më pas pasi kishin pastruar fytyrën me një tonik dhe në fund me një fondatintë të lehtë. Fytyrat e lyera kanë marrë më shumë vlerësime në krahasim me ato natyralet. Ndërsa fytyrat e pastruara me tonik janë cilësuar më pak tërheqëse, madje edhe në krahasim me fytyrat natyrale.

 

Ndërkohë studimet e mëparshme kanë treguar efektet pozitive që kanë tek meshkujt i kuqi i buzëve dhe sytë e lyer, ndërsa studimi i fundit sugjeron edhe përdorimin e fondatintës. Tashmë duket se produktet kozmetike influencojnë në perceptimin e tërheqjes, duke ndikuar edhe në sjelljen mes partnerëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *