Komunikimi është procesi kryesor në çdo marrëdhënie, qoftë familje të afërm, shoqëri apo në një situatë njohjeje. Ndodh shpesh që të kemi keqkuptime në komunikim duke shkaktuar probleme me personin që kemi në krah.

 

Femrat janë më të prirura që përmes mesazheve që dërgojnë të hapin dhe shumë probleme në një lidhje. Duhet të bëni kujdes dhe të keni parasysh se janë disa pyetje që meshkujt nuk i pëlqejnë.

 

Më poshtë do të lexoni disa nga pyetjet që duhet të kurseni për meshkujt me të cilët po dilni:

 

Mezi po pres të kalojmë netë të tjera së bashku

Laurie Davis, autore e “ Love at First Click”, ka vënë alarmin duke lajmëruar femrat që nuk duhet të dërgojnë këtë mesazh. Nuk duhet ta lini atë të kuptojë që mezi po prisni takimin e rradhës. Në këtë mënyrë do i ulni pikë vetes suaj dhe interesi i tij ndaj jush do pakësohet.

 

Dëshiron të takosh prindërit e mi këtë fundjavë?

Po e bëtë këtë gjë, do dukeni sikur po e shtyni lidhjen tuaj me detyrim drejt një lidhjeje serioze. Nëse i dërgoni këtë mesazh do e largoni me lehtësi, pasi meshkujt presionin nuk e duan fare, sidomos nëse bëhet fjalë për ta bërë lidhjen serioze.

 

Ku ke qenë?

Këto fjalë do dëmtojnë lidhjen tuaj, pasi nënkuptojnë fajësinë. Pra ai duhet të ndihet në faj sepse është zhdukur, duke mos ju kujtuar. Nëse i dërgoni këtë mesazh, do duket sikur po e kontrolloni. Nëse ai do dëshironte, sipas intv.al ose do kishte mundësinë për t’ju shkruar do e bënte.

 

Çfarë planesh ke për më vonë?

Nëse e dërgoni këtë mesazh pas mesnate, këtij mashkulli po i jepni mesazhin e gabuar. Do duket sikur po i shkruani: A dëshiron të bësh seks me mua? Nëse keni synim tjetër, mos gaboni të dërgoni këtë mesazh.

 

Po mendoj për ty

Këtë mesazh mund t’i dërgosh të dashurit, por jo një mashkulli që thjesht po dilni së bashku. Bëhuni të durueshme dhe mos e jepni kaq lehtë veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *