E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Fëmijët rom dhe egjyptian pa identitet, zgjidhja nëpërmjet një VKM-je

Jo pak fëmjë rome që vijnë në jetë nuk kanë si dokument aktin e lindjes, pra edhe regjistrimin në zyrën e Gjendjes Civile.

Këta fëmijë pa identitet zyrtar, kanë telashe pa fund nga ky ‘formalitet’. Në Korçë që në rast vdekjeje nuk mund të prehen në varreza pa vendim Prokurorie apo edhe vendim gjykate.

Reklamë

Komuniteti rom dhe egjyptian në Korçë e ka vuajtur më së shumti këtë shqetësim. Arben Kosturi, drejtues I shoqatës “Distuni Albania”,  thotë se në rajonin juglindor janë të paktën 10 raste të fëmijëve të pa regjistruar në Gjendjen Civile.

Në shkallë vendi, ky problem i mbartur prej vitesh ka një tregues më të lartë. Kjo kategori qytetarësh shqiptarë ndesh pengesa të shumta e mungesë shërbimesh nga mospajisja e fëmijëve me aktin e lindjes dhe regjistrimin në zyrën e Gjendjes Civile.

“Ka fëmijë me shtetësi shqiptare, të lindur në vende të ndryshme për shkak emigrimi që vuajnë këtë problem dhe kosto prej vitesh”– thotë Kosturi.

 

Ai sjell si shembull rastin e një gruaje me banim në fshatin Libonik.

 

“Për shkaqe e rrethana të ndryshme, kjo grua e bërë nënë në moshën 19 vjeçare figuron pa ‘ identitet’ zyrtar në Gjendjen Civile që prej lindjes së saj. Edhe fëmija që ka sjellë në jetë nuk mund të regjistrohet në Gjendjen Civile dhe të pajiset me aktin e lindjes ngaqë ‘trashëgon’ mungesë identiteti prej nënës së tij. Nisur nga kjo dukuri problematike, ka dalë një Vendim I Këshillit të Ministrave (VKM) që I botuar në fletoren zyrtare prej një jave mund t’i japë zgjidhje kësaj çudie shqiptare”, thotë Arben Kosturi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë