Subscribe

Tirana u shndërrua këtë te shtune në një kënd gjigant të lojërave për fëmijë. Sheshi “Skënderbej”, dhe bulevardi dëshmorët e kombit u kthyen në arenën festive të 1 qershorit.

 

Për më të vegjlit e kryeqytetit, bashkia organizoi një sërë aktivitetesh argëtimi, përfshirë edhe koncertin ku vetë fëmijët ishin protagonistë përmes performancave të ndryshme.

 

I pranishëm në festime kryebashkiaku Erion Veliaj krahas urimeve e cilësoi këtë një moment reflektimi duke iu referuar situatës politike.

 

Në këtë stinë të nxehur politike, fëmijët janë kujtesa më e fortë se për çfarë jetojmë, për çfarë i bëjmë gjërat që bëjmë, për çfarë i bëjmë festat. Sot kushdo duhet të reflektojë pak, t’i bëjë vetes një pyetje: çfarë ka prioritet – idealin e partisë apo të ardhmen e fëmijëve? Iku koha kur për ideal të partisë prisheshin votimet dhe shkatërroheshin proceset. Sot jemi në një epokë tjetër, Tirana po ecën përpara. E sigurt që do të vazhdojë të ecë përpara edhe katër vitet e ardhshme.

 

Festimet nuk janë zhvilluar vetëm në qendër të Tiranës. 1 qershori ishte i veçantë edhe për fëmijët të cilët jetojnë në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” të cilët u vizituan nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

 

Ndërsa fëmijët, që prej kohësh nuk janë takuar më nënat e tyre të cilat ndodhen në burg kanë pasur mundësi të kalojnë ditën me to. Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj së bashku me kreun e burgut për femra kanë organizuar këtë takim special për një 1 qershor ndryshe.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *