E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Fëmijët probleme me shëndetin dentar, mjekët stomatologë: Mos neglizhoni kontrollet periodike

Thuajse 1 në 2 fëmijë të moshës 1-9 vjec kanë dhëmbë të prishur. Këto janë disa nga të dhënat e publikuara nga OBSH, e cila thekson se në Shqipëri rreth 48.6% e fëmijëve vuajnë nga kariesi dentar, shifër kjo mbi mesatren euriopiane.

Mjekët stomatologë rendisia nga faktorët kryesor të cilët ndiklojnë në këtë problematikë.

Reklamë

“Problemtikat që sjellin në prishjen e dhëmbëve është mënyra e të ushqyerit, higjiena, kontrollet periodike që duhet të bëhen por nganjëherë neglizhohen tek mjeku stomatolog. Vizita e parë që duhet ti kryhet fëmijës e cila nis që në moshën 1 vjecare por që anashkalohet duke pritur jo dalja e dhëmbit, jo presim edhe pak, më pas nisin fobitë tek fëmijët”, tha stomatologia Arlejdi Gjoka.

Sipas bluzavë të bardha, kontrollet periodike, moskonumimi i produkteve me sheqer, dhe larja dy herë në ditë, mund të parandalojnë këto problematika .

Reklamë

“Kontrollet periodike duhet të jenë cdo gjashtë muaj tek mjeku stomatolog, ato duhet të jenë të përhershme, vizita e parë sic e cekëm dhe më parë që në moshën 6 vjecare dhe pastaj kontrollet periodike. Largimi i ëmbëlsirave, sheqernave, pijeve të gazuara tek fëmijët, konsumimi i ujit. Uji është miku numër një i dhëmbit, pastaj kontrollet periodike, të vazhdueshme, larja 2 herë në ditë por sidomos para gjumit të jetë e detyrueshme, të kthehet në rutinë dhe definivisht shumë e rëndësishme”, shtoi ajo.

Sipas OBSH Shqipëria renditet e katërta në Europë, pas Bosnjës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, për numrin e lartë të fëmijëve që kanë probleme dentare.  Megjithjatë problemet e shëndetit oral mbeten të pranishme edhe tek të rriturit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë