Autoritetet greke po hetojnë krimin e ndodhin mbrëmjen e së dielës, ku një 40-vjeçar shqiptar vrau bashkëshorten e tij. Mësohet se autori nuk ishte person me precedent penal, si dhe 36-vjeçarja nuk e kishte denoncuar asnjëherë bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

 

Ndërsa fëmijët e tyre të mitur, 8 dhe 10 vjeç po flinin në dhomën tjetër, çifti po konfliktohej me njërit-tjetrin, debat që përfundoi në një tragjedi.

 

Debati ka agravuar dhe 40-vjeçari ka mbytur me duar 36-vjeçaren. Pas krimit, ai telefonoi policinë, duke treguar gjithçka kishte ndodhur.

 

Kur efektivët mbërritën në shtëpi, e gjetën gruan pa shenja jete në shtrat, pranë së cilës qëndronte i ulur bashkëshorti, autor i vrasjes.

 

Dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë kërkesa e 36-vjeçares për t’u divorcuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *