Izolimi për shkak të pandemisë mund të japë efektet tek fëmijët dhe adoleshentët disa vite më vonë. Këto janë përfundimet e një studimi të ri të kryer nga Universiteti Bath.
“Fëmijët dhe adoleshentët ka të ngjarë të pësojnë nivele të larta depresioni dhe ankthi shumë kohë pas bllokimit aktual dhe izolimit shoqëror. Shërbimet klinike duhet të përgatiten për një rritje të kërkesës në të ardhmen”, thonë autorët.
Sipas studimit, të rinjtë që janë të vetmuar mund të kenë tre herë më shumë të ngjarë të zhvillojnë depresion në të ardhmen, dhe ndikimi i vetmisë dhe depresionit mund të zgjasë të paktën nëntë vjet.
Dr Maria Loades, psikologe klinike nga Departamenti i Psikologjisë në universitet, tha që hulumtimi ishte informacion i rëndësishëm për politikë-bërësit dhe gjithashtu mësuesit.
“Për më të rinjtë tanë dhe kthimin e tyre në shkollë nga kjo javë ne duhet të prioritizojmë rëndësinë e lojës për t’i ndihmuar ata të rilidhen me miqtë dhe të përshtaten pas kësaj periudhe intensive izolimi.”