Subscribe

Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollave, nxënësit tanimë duhet të mësojnë në kushtet e shtëpisë.Kjo nënë tregon se si po realizon procesin mesimor ma djalin e saj.

 

 “Po mundohemi te mesojme nga shtepia me menyrat te ndryshme. Ne kemi formuar grupin e klases dhe çdo gje komunikojme ne whatsapp me mesuesen per gjithe detyrat. Keto jane detyrat e gjuhes qe kane bere dje nxënësit dhe i kanë dërguar në grup.  Mesuesja eshte e gatshme, pergjigjet ne cdo lloj ore, nuk kujdeset vetem per detyrat edhe mesimet por edhe per shendetin e femijeve.”

 

Nena e 10 vjecarit thotë se e ka të vështirë sepse i duhet të shkëputet nga puna për të ndjekur fëmijën në zhvillimin e mësimit dhe se nuk e di sa do të vazhdojë kjo situatë.

 

“E kemi pak te veshtire se mesimi ne shtepi nuk zhvillohet si n bangat e shkolles, eshte pak e veshtire, edhe nga puna duhet te shkeputem. Edhe femijet e kane te veshtire, se kur kane orarin e shkolles e dine qe shkojne ne shkolle e dine dhe jane me te perqendruar, ndersa ne shtepi duhet t’i ulesh qe te mesojne. Oret e humbura nga termeti nuk jane zevendesuar akoma dhe nuk e di kur do zevendesohen. Kurse tani nga virusi jemi shume te frikesuar”

 

Femijet shprehin edhe panikun nga koronavirusi. Për ta është i vështirë zhvillimi i mësimit në kushtet e shtëpisë.

 

“Nuk kam dalë nga shtëpia se kam frikë. E kam të vështirë se nuk është si në shkolle mësimi ne shtëpi, dhe mami dhe babi janë në punë s’më ndihmojnë dot gjithmonë. Tani i bëj mesimet me mamin ose motrën, flasim dhe me mësuesen për mësimet.”

 

Ndërkohë Ministria e Arsimit ka vënë në shërbim nje kanal te televizionit publik për nxënësit e klasës së 6 deri 12.

 

 

Programi transmeton mësime të lëndëve të ndryshme të ndara sipas klasave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *