E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Fëmijët dynden në panair

Ky panair pa diskutim mund të quhet ai i fëmijëve. Shtëpitë botuese zgjodhën më së shumti tituj të rinj për fëmijët, dhe jo vetëm kaq, por në stendat e tyre organizimet për lexime ishin të shumta.

 

Shumë nga stendat zgjodhën edhe autorët, ilustruesit, apo pedagogë për të rrëfyer më shumë mbi këtë letërsi.

 

Reklamë

Sipas botuesve fëmijët do të jenë publiku i tyre i ardhshëm, ndaj vendosen që të nisin botimin e sa më shumë veprave për këtë kategori.

 

E në të vërtetë duket se fëmijët e kanë shijuar këtë eksperiencë e disa duke u bërë pjesë e leximeve.

 

Shkollat këtë vit ishin organizuar që të vizitonin panairin për të edukuar sa më shumë brezin e ri me librin dhe magjinë e tij.

 

Më shumë video

Reklamë