Lifestyle
Fëmijët duhet të konsumojnë qumësht lope

Qumështi i lopës është i domosdoshëm për fëmijët. Ekspertët thonë se ai është një burim i mirë i kalciumit, jodit, vitaminave A dhe B12, si edhe yndyrës. Kjo e fundit u jep energji fëmijëve.
“Yndyra është shumë e rëndësishme te fëmijët. Ata kanë kërkesa shumë të larta për energji”, tha dietologia Lucy Upton.
Reklamë
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se fëmijët që pinin qumësht me yndyrë të plotë kishin më pak të ngjarë të ishin obezë se ata që pinin qumësht të skremuar e me yndyrë të ulët.
“Atëherë, përse t’i privoni nga gjërat e mira kur ata kanë kaq shumë energji për të konsumuar? Ne nuk rekomandojmë qumësht të skremuar për fëmijë, veçanërisht për ata nën moshën pesë vjeç”, thotë Upton.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




