Kryeministri Edi Rama e nisi mëngjesin e kësaj të diele me një vizitë në Kopshtin Zoologjik të Tiranës.

 

Përmes një video, kreu i qeverisë falenderon kryebashkiakun Veliaj dhe ekipin e Bashkisë së Tiranës për këtë projekt.

 

“Për pak do hapë dyert edhe ky Kopsht i ri Zoologjik, më në fund, falë një projekti shumë të bukur të Bashkisë së Tiranës, një bashkëpunimi intensiv së bashku me Lalin edhe me ekipin e Bashkisë, për t’iu dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar për shumë e shumë vite, por me një cilësi absolutisht shumë e shumë herë më të mirë sesa ishte dikur kur ne ishim të vegjël”, shkruan Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *