Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa para luftës...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin...

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish në shesh

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një armëpushim

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet që kalojnë...

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

Fëmijët autikë janë të aftë të “lexojnë” shpirtin e njerëzve

14 Dhjetor 20:55

Karakteristikat e hiperaktivitetit dhe autizmit, tashmë janë gjerësisht të njohura. E dini mirë se këto dy sëmundje nuk limitohen vetëm tek tekat, mungesa e herëpashershme e vëmendjes dhe vështirësitë sporadike të komunikimit.

Ndoshta keni dëgjuar e lexuar shumë për këto dy lloje çrregullimesh. E para është mungesa e vëmendjes, e cila është më e shpeshtë te vajzat. Nuk janë të pakta rastet kur ky çrregullim kalon pa u diagnostikuar, dhe shpesh, ata fëmijë konsiderohen si “të shpërqendruar”. Lloji i dytë i këtyre çrregullimeve është hiperaktiviteti dhe impulsiviteti. Haset më shpesh te djemtë, por mund të prekë edhe vajzat.

Shpërqendrimi, hiperaktiviteti dhe impulsiviteti konsiderohen problematikë, vetëm kur janë aq ekstremë, sa fëmija ka vështirësi që të ndjekë normalisht jetën në shkollë, shtëpi dhe ambiente të tjera. Kur simptomat shkojnë përtej këtyre çrregullimeve, fëmija kalon në kategorinë e autizmit.

Ndodh shpesh që një fëmijë t’i ketë të dyja llojet e çrregullimeve dhe mund t’i shfaqë të alternuara ose njëkohësisht.

Megjithatë, hiperaktiviteti dhe autizmi kanë avantazhet e tyre. Fëmijët që vuajnë prej tyre kanë mjaft intuitë, janë jashtëzakonisht kreativë, kanë aftësi që të shohin përtej asaj që duket dhe, edhe pse pak njerëz e besojnë këtë, janë të aftë që të “lexojnë” lehtësisht shpirtin e njerëzve. Aftësia e këtyre fëmijëve për të menduar dhe ndier, intuita dhe shija artistike janë shumë herë më të zhvilluara se te fëmijët normalë, pjesërisht për shkak të durimit të tyre të limituar që i pengon t’i bëjnë gjërat në mënyrë “standarde”.

Në fakt, hiperaktiviteti dhe autizmi po krijojnë gjenerata fëmijësh më të përgatitur për të zgjidhur problemet e njerëzimit. Në vitet 1970, për këta fëmijë u shpik termi “fëmijë indigo”. Bëhet fjalë për fëmijë me dhunti të veçanta, si intuitë mjaft e mprehtë dhe inteligjencë superiore dhe, në disa raste, edhe aftësi paranormale, si telepatia.

Është e vërtetë që këto aftësi ua vështirësojnë jetën fëmijëve indigo, po ashtu edhe familjeve të tyre, por njëkohësisht u japin atyre mundësinë që të jetojnë diçka të jashtëzakonshme.

Fëmijët me hiperaktivitet (ADHD) dhe autizëm zhvillojnë gjithashtu neurone speciale, veçanërisht në lobin frontal. Këto neurone lehtësojnë komunikimin dhe intuitën tek ata që kanë aftësinë që të “lexojnë” shpirtin e të tjerëve (për shembull, arrijnë të ndiejnë atë që mendon dhe përjeton dikush). Me siguri, kjo ju duket e habitshme, duke qenë se këta fëmijë shfaqin shpesh sjellje antisociale të cilat i izolojnë ata nga bota. Në fakt, ata përqendrohen te vetja me saktësinë e një rrezeje lazer dhe kjo është një mënyrë për të shmangur sasinë e madhe të informacionit që marrin nga njerëzit që i rrethojnë. Pikërisht ky lloj përqendrimi fsheh edhe forcën e intuitës së tyre të zhvilluar.

Këto neurone kaq të evoluara nuk zhvillohen vetëm në lobin frontal, por edhe në zona të tjera të trurit si, në sistemin limbik, roli i të cilit është trajtimi i emocioneve, dëshirave dhe sjelljeve. Duke qenë shumë të ndjeshme, ato janë burimi kryesor i pjesës më të madhe të simptomave të hiperaktivitetit dhe autizmit, që karakterizohen nga një numër i madh neuronesh të tilla.

Informacioni është shkëputur nga libri MEDICAL MEDIUM, sjellë në shqip nga Botimet LIVING / LIVING

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Femije Autike Karakteristika lexim Njerëz te dashur

Nga e njëjta kategori

Pse e verdha e vezës së zier bëhet e gjelbër dhe si ta shmangim këtë?

më shumë...

Si të bëni valixhen perfekte: 5 këshilla që ju kursejnë hapësirë dhe stres

më shumë...

6 destinacione magjike në Europë ku dielli nuk perëndon për javë të tëra

më shumë...

“Ndiqni zemrën tuaj”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

One thought on “Fëmijët autikë janë të aftë të “lexojnë” shpirtin e njerëzve”

  1. Thanas says:
    December 15, 2019 at 10:31 am

    Pershendetje nga Athina,lexova me shume vemendje artikullin informues lidhur me femite autik. Jam profesor ne liceun artistik ne Pire,ne gati 29 vitet qe punoj ne arsim ne Greqi ,kisha dhe kam fatin(e konsideroj fat )te njoh nga afer femi me keto karakteristika,ne 2001 femija jane lindi me syndrom qe permban dhe karakteristikat e autizmit.Kjo na dha rastin te jetoje ate eksperienc si mesues me nxenes autic,ne 18 vitet e fundit 24 ore cdo dite,te thellojme njohurit duke ndjekur dhjetra seminare ne shtete te ndryshme…ME duhet te thekjoj qe ne shkollat e arsimit mundet te jene femi qe mbasi behet egzaminimi ,vlersimi i veshtirsise mundet te ndjekin programin vet ose me asistencen e nje mesueses ne krah qe realizon lidhjen me femite e tjere dhe lehteson mesim marjen(asistenti ne keto raste ka mbaruar cikel special). Kujtoj Dhimitrin maturantin qe mbaroj vitin e kaluar liceun ,femi shume funksional ne krahasim me raste autizmi qe veshtirsite jane ne nivele shume te veshtira.Dhimitrin e pyesja: kam lindur ne…..me thuaj cfare dite javes ishte.?
    Pergjigjia vinte brenda pak sekondash, gje e pamu dur per te tjeret,Dhimitri mesoj piano,Saxofon( nga mua) …ketu kemi perball femi qe pa cka veshtirsive kane dhe aftesi te rralla,por kjo nuk ndodh tek nje pjese te madhe tek femi me keto karakteristika,ku veshtirsite jane kaq te shumta sa veshtirsohem ti pershruaj,kete e ndjen cdo prinder qe ka femi dhe jeton 24 ore me ta. Nje veshtirsi e madhe eshte qe ka femi kur nuk mundet te shpreh gezimin,hidherimin…ndjenjat,munges e madhe ne komunikim ,mbyllje ne boten e tyre qe duhet perpjekje, durim,…te gjesh celesin e komunikimit,per sa me siper nuk kane faj femite,keshtu linden,jane engjej qe erdhen dhe jetojne me ne per te na dhene te kuptojme kete bote ,te mendoj e per ta kur ne jete sdo gjenden prinderit e tyre ,kjo eshte rruga qe cdo shoqeri duhet te gjej pergjigjen…
    Me keto pak mendime,mos tju lodh me shume ju uroj kudo qe jeni dhe jetoni shendet,shendet,veshtirsite ne jet vine qe ti perballojme,jo ti shmangemi.
    Gezuar festat qe vine dhe sa me shume optimizem.
    Thanas Qirzidhi profesor luceu artistik Pire Greqi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:23

A i ka propozuar Adioni-Olës? Ish-fermerët “flasin...

10:58

“Ishte surprizë”/ Opinionistët analizojnë rrugëtimin e Mimoza...

10:35

“Je kapur pas fustanit…”/ A ndikoi Iliri...

9:53

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

9:36

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën,...

9:28

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët...

9:19

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen...

9:10

Radhë kilometrike në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin...

9:01

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet...

8:48

Pse e verdha e vezës së zier...

8:30

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa...

7:26

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet...

7:18

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish...

6:53

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

6:36

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një...

6:19

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre...

6:19

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet...

6:12

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën...

5:52

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë, mbi...

5:49

Peskov: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert e mortit, Arma...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.