Fëmija juaj ka datëlindjen? Fëmija i motrës, i koleges apo i mikes së ngushtë? Është mjaftueshëm e vështirë që duhet të blesh një dhuratë, por gjërat vështirësohen akoma më tepër kur dhurata që duhet të blesh është për një fëmijë midis 10 dhe 13 vjeç. Ata s’ janë adoleshentë, ama s’ janë as në moshën e lodrave. Ç’ të bëni në të tilla raste?
Ju vijmë në ndihmë ne me disa zgjidhje:
 
1.      Çorapet duken si diçka e vogël dhe pa vlerë, por në fakt janë një nga artikujt më të përdorur. Tani janë të gjitha mundësitë që të gjeni çorape të veçanta ose me personazhet e tyre të preferuara. Do t’ i adhurojnë!

2.      Bluza, mundësisht të personalizuara ose të stampuara. Pyesni për personazhin e tyre të preferuar ose për shprehet që përdorin më tepër.

3.      Arkë kursimi me forma interesante. Mësojnë si të kursejnë dhe ndërkohë zbukurojnë dhe ambientin. Është 2 në 1.

4.      Mbështetëse për tabletin. Rrallë gjen një fëmijë pa pajisje teknologjike këto kohë. Të paktën kjo dhuratë do ta ndihmojë të jetë më komod.

5.      Mbajtëse bizhuterish  është një dhuratë e bukur për vajzat. Përpiquni të luani me ngjyrat e dhomës në mënyrë që gjithçka të jetë në harmoni.

6.      Një kolltuk / krevat me ajër. Në fakt duhet thënë. Kjo dhuratë është perfektë dhe për të rriturit edhe për fëmijët.

7.      Lojë formuese mundësisht në përmasa të mëdha që të luajnë me miqtë. Kjo është një mënyrë shumë interesante për të kaluar kohën me shokët dhe për të vënë mendjen në lëvizje. Argëtim i sigurt.

8.      Një ndriçues me formë të veçantë. Do jetë një kujtim i përhershëm./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *