E diel, 11 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fëmija 3 vjeç shkon në spitalin e Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije/ Niset me helikopter drejt Tiranës

Një fëmijë 3 vjeç e gjysëm me iniciale B.C është paraqitur në urgjencën “Stefan Mekshi” Sarandë me diagnozën e Pranëmbytjes.

 

Reklamë

Mjekët i kanë ofruar ndihmën e menjëhershme, pasi fëmija është paraqitur pa frymëmarrje dhe pa vetëdije, duke e vendosur në oksigjen dhe me sondë nazogastrike për të nxjerrë ujin e aspiruar.

 

Reklamë

Fëmija është dërguar  për ndjekje e trajtim të mëtejshëm në QSUT me helikopter.

 

Ngjarja ka ndodhur në plazhin publik “Hasan Tahsini” në Sarandë.

 

Sipas bluzave të bardha të pediatrisë Sarandë bëhet me dije se “Pranembytja” është mbijetesa(edhe e perkohshme) mbi  24 orë nga momenti i mbytjes. Dëmtimi që vjen si pasojë është Asfiksia, mbingarkesa me likide, dëmtimet pulmonare, hipotermia (ulja e temperatures).

Vazhdo të lexosh

Reklamë